Liderët e BE arrijnë marrëveshjen

27/10/2011 09:00

Lideret europianë arritën një marrëveshje tripikëshe, të konsideruar jetike, për zgjidhjen e krizes së borxheve në rajon.

Pas bisedimeve maratone në Bruksel, krerët e bllokut deklaruan se bankat private që i kanë dhënë hua Greqisë, pranuan të dalin me 50% humbje tek letrat me vlerë.

Bankave do t’u duhet ndërkohë të grumbullojnë me shume kapital per t’u mbrojtur nga humbjet qe mund te rezultojne prej cdo rreziku te ardhshem qe ndonje qeveri te shpalle mosaftesine per te shlyer detyrimet. Marreveshja i jep gjithashtu driten jeshile nje mekanizmi qe rrit ne 1 trilione euro fondin e dorezanive te eurozones.

Korniza ligjore e fondit te ri do te pervijohet ne nentor. Edhe pse ujdia ne vetvete nuk eshte aq ambicioze sa c`shpresonin disa, eshte maksimumi qe mund te arrihej ne keto kushte.

Megjithate, per presidentin e BE-se Herman van Rompuy, kryeministrin Italian Silvio Berlusconi dhe shefen e FMN-se Christine Lagarde, samiti i jashtezakonshem per ceshtjen e euros ne Bruksel, ishte nje sukses.

“Fale marreveshjes per rritjen e fondit te garancive, kemi nje mur te mjaftueshem bllokues ndaj infektimit te eurozones. Niveli mberrin ne 1 trilione euro ne bazen e disa supozimeve mbi kushtet e tregut dhe reagimin e investitoreve ndaj politikave ekonomike”, tha Van Rompuy.

Ndersa Berlusconi tha: “ka patur pakte shume pozitive dhe ne fund, u arrit nje njohje e te gjithe projekteve tona ambicioze qe tanime duhet t’i veme ne jete. Padyshim, ofruam edhe afatet kohore kur duhet realizuar secila prej masave te propozuara”.

Kurse shefja e FMN-se, Lagarde u shpreh: “Ajo qe patem nje fund te dites ishte nje plan i detajuar qe i ka brenda te gjithe perberesit. Kemi nje perfshirje solide te sektorit privat per Greqine, nje program rikapitalizimi te bankave dhe shtimin e fondit te emergjencave. Te gjitha keto perbejne nje baze shume te mire per te forcuar mbrojtjen e Europes nga kontaminimi”.

Dukshem i lodhur, presidenti francez Nikolas Sarkozy tha ne nje konference te oreve te para te mengjesit se Eurozona arriti te adoptonte nje pergjigje te besueshme ndaj krizes se borxheve.
 
 Investitoret reaguan pozitivisht ndaj arritjes se marreveshjes, cka u reflektua ne rritjen e menjehershme te euros.

Barroso: Europa, më pranë zgjidhjes së problemeve

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, u shpreh pas miratimit të planit të Eurozonës se Europa është më pranë zgjidhjes së krizës financiare, por që është ende shpejt për të “hapur shampanjën”.

Duke folur pas arritjes së marrëveshjes të së enjtes nga Parlamenti Europian në Strasburg, Barroso vlerësoi faktin që “BE tregohet e bashkuar në një prej momenteve më të vështira të ekzistencës së saj”.

Kreu u Europës së bashkuar lajmëroi edhe për krijimin e detyrës së Komisionerit Financiar, i cili do të mbikqyrë llogaritë ekonomike të të gjithë shteteve antare.

Greqia ishte përfituesja kryesore e marrëveshjes së arritur, me faljen e gjysmës së borxheve të vendit, por fondi i shpëtimit prej një trilion euro formohet kryesisht duke patur friëkn e një falimentimi të mundshëm italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA