Greqia është mbërthyer sërish nga një greve e përgjithshme 48 orëshe.
Sindikatat thonë se greva kundërshton planet e qeverisë së Jorgos
Papandreut për shpëtimin e vendit prej falimentimit.

Ne greve marrin pjese te gjithe sektoret e ekonomise se vendit.Punonjesit ne portet, aeroportet, doganat kane bllokuar te gjitha hyrjet dhe daljet nga dhe drejt Greqise.Pjesemarrja ne protestestat e sindikatave pritet te jete masive, ndersa per here te pare ne 20 vitet e fundit jane mbyllur te gjitha dyqanet dhe bizneset e vogla.

Ne tentative te nje qendrimi pan helenik per shpetimin e vendit, kryeministri ka takuar kreun e opozites Andonis Samaras, por prej ketij takimi, te dy lideret kane dale me akuza te ndersjellta. Ne te njejten klime, priten te jene edhe takimet me kreret e partive te tjera parlamentare, te cilat do te zhvillohen ne oret e mesdites.

Me heret komunistet e Aleka Paparigas, u bene thirje qytetareve greke te dalin masivisht ne shesh, per t’i dhene nje mesazh te qarte qeverise dhe trojkes europiane se greket jane te vendosur te mos pranojne recetat e Bashkimit Europian dhe FMN per shpetimin e vendit. Protestat e sindikatave do te zhvillohen ne sheshin ‘Omonia’ dhe ‘Areos’ e ne vazhdim mijerat e protestuesve do t’i drejtohen parlamentit brenda te cilit vijojne debatet per ndryshimet ligjore te rekomanduara prej trojkes europiane dhe FMN-së. Policia ka marre masa te rrepta per ruajtjen e rendit. Me teper se 10 mije police kane jane vendosur ne pikat kyce te kryeqytetit. Qe prej mengjesit forca te shumta te policise kane mbyllur rruget qe te cojne ne godinen e parlamentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA