Kryeministri grek Papandreu ka nisur një tur takimesh dhjetë ditë para samitit të lartë të BE me zyrtarë të lartë europianë dhe jo vetëm me synim gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe të gjithanshme të krizës që ka prekur vendet e eurozonës.

Pas një takimi me presidentitn e BE Van Rompoy dhe atë të Eurogrup Jean Cloud Junker, Papandreu ka deklaruar para mediave të huaja së populli grek kërkon ndryshime dhe do t’i kryejë ato sa do të dhimbshme qofshin. Në axhendën e tij për orët e ardhshme është edhe takimi me kreun e FMN, Kristin Lagard në Nju Jork.

Megjithëse nuk konformohet zyrtarisht, temë kryesore e  takimeve të Papandreut është masa e reduktimit të borxhit kolosal grek dhe pasojat domino që mund të ketë në Greqi dhe në vendet e tjera.

Gjithësesi ashtu sic ka deklaruar edhe ministri grek i Financave Greqia do të ngelet pjesë e eurozonës.

“Nuk është trajtuar në formën e negociatave as nga ana jonë dhe as nga ana e partnerëve, fakti që Greqia është dhe do të jetë gjithnjë pjesë e Eurozonës, pjesë e euros”, Evangelos Venizellos, Minister I Financave.

Ndërkohë zbatimi i reformave dhe diskutimi i projekt-ligjit për pagat dhe taksat në parlament, kanë rritur në kulm zëmerimin popullor në Greqi. Athina dhe Selaniku janë tashmë dy qytete të mbytura nga më shumë se 120.000 ton plehra, për arsye të protestës së nënpunësve të shërbimeve komunale ndaj reduktimit të rrogave. Gjithashtu dhjetëra ndërtesa ministrore në kryeqytet janë bllokuar nga nënpunës të revoltuar.

Konfederate sektorit publik dhe atij privat deklarojnë se të martën dhe të mërkurën do të paralizojnë vendin me dy greva 24 orëshe, ndërsa grevat e njëpasnjëshme kanë shpallur edhe punonjësit dhe gazetarët e kanaleve shtetërore greke duke mos transmetuar pamje nga takimet qeveritare.

Por ajo do të shkaktojë dëme të pallogaritshme në Greqi  dhe do të këtë pasoja të mëdha edhe për Shqipërinë është greva që do të fillojnë në mëngjesin e së premtes doganierët greke dhe që do të zgjasë për dhjetë ditë rresht.

Top Channel