Berluskoni humb shumicën, kërkon votëbesimin

12/10/2011 02:50

Dhoma e ulët e parlamentit italian, rrëzoi planin e qeverisë Berluskoni për bilancet financiare të vendit.

Deputët italinë u ndanë në dy anë përsa i përket këtij plani, duke votuar 290 pro tij dhe 290 të tjerë kundër tij.

Ky votim ka shtuar zërat për një mocion mosbesimi kundër qeverisë Berluskoni në parlament.

Zërave për votëbesim iu përgjigj vetë kryeministri Berluskoni, i cili nëpërmjet zëdhënësit tha se do t’i drejtohet parlamentit për të marrë votën e besimit, ai dhe qeveria e tij, brenda dy ditësh.

“Qeveria dhe mazhoranca shohin të arsyeshme që të kërkojnë votëbesimin në parlament, që do të ndodhë ditën e sotme (të mërkurën) ose nesër (të enjten)”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Berluskoni, Paolo Bonaiuti.

Berluskonit, për të patur mazhorancën i nevojiten 291 deputetë.

Top Channel