Në konfrontime me forcat e policisë ku ka pasur edhe disa të plagosur
kanë degjeneruar përsëri protestat e mbi 15000 grekëve në kuadrin e
greves se pergjithshme 24 orëshe të sindikatave, të sektorit publik dhe
atij privat te cilat protestojne ndaj masave te rrepta financiare.
Eshte greva e 11 e pergjithshme brenda ketij viti dhe e para,prej vendimeve te qeverise Papandreu per futjen ne sistemin e personelit rezerve per nje vit dhe me pas te pushimit nga puna, te 30000 nenpunesve shteterore si dhe te vendosjes se taksave mbi pronat dhe pasurine e paluajtshme.
Pervec administrates publike,ne greve jane edhe mesuesit si dhe nenpunesit e bankave.Mjetet e sherbimit urban ndalojne punen per disa ore, spitalet punojne me personel sigurie, jane pezulluar ose shtyre fluturimet ajrore, probleme do te kete ne porte me transportimin e mallrave.
Sindikatat ne vend protestojne per masat pa mbarim qe kerkojne specialistet e troikes ne Athine, akoma edhe per vitet 2013 dhe 2014, ndersa ministrat e Eurozones kane shtyre vendimin per dhenien e kestit te 6 te ndihmes, per muajin nendor.
Agjensia Reuters ne nje publikim te saj thekson se megjithe perpjekjet e deshperuara te Greqise per t’i shpetuar krizes se borxhit, duket se vendi nuk mund t’i shmanget dot nje falimentimi, i cili pritet te ndodhe gjate muajit nentor te ketij viti,pasi bankat ne Gjermani dhe ne France te jene te pergatitura per reduktimin e vleres se bondeve greke te thesarit.
Pavaresisht zemerimit popullor qeveria greke shprehet e vendosur per zbatimin e masave me synim reduktimin e borxhit dhe deficitin shteteror.
Sipas ministrit te Brendshem Haris Kastanidhis qeveria greke po planifikon nje referendum popullor ne lidhje me krizen qe po kalon vendi dhe qe pritet te kete si pyetje kryesore, zgjedhje te parakoheshme ose konsensus te te gjitha forcave politike per zbatimin e masave dhe reformave financiare. Pjesmarrja jo e madhe e qytetareve greke ne protesten e sotme ,tregon se nje pjese e mire e tyre ose jane te zhgenjyer nga levizja sindikaliste, ose pranojne nje pjese te masave te cilat synojne ndryshimin strukturor te shtetit grek.
Top Channel