Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë

02/10/2011 17:35

Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja deklaron se procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur mirë dhe se shqiptarët  po tregohen të gatshëm për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Nga kuotimet e para, puna është kryer me shumë profesionalizëm dhe qyetarët shqiptarë i kanë hapur dyert anketuesve dhe procesi po shkon shumë mirë. Gjej rastin të falenderoj të gjithë anketuesit për punën që po bëjnë. Për këtë proces INSTAT ka printuar rreth 40 milion faqe materialesh, janë në terren 12 mijë anketues, 2500 kontrollorë dhe një numër i madh mbikqyrësish. Janë hapur 374 zyra që funksionojnë në cdo cep të Shqipërisë dhe punojnë në cdo orë, cdo minutë për të kryer me sukses këtë proces. Ky census mbledh të dhëna për të ardhmen tonë, ndaj gjej rastin për të falenderuar qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftoj që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim”, deklaroi Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja.

Procesit i regjistrimit të popullsisë ka nisur një ditë më parë, ndonëse ky proces është kundërshtuar nga aAleanca Kuq e Zi, madje edhe nga organizata minoritare greke, Omonia.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA