Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve,
maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes,
Më herët opozita ka kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve në parlament dhe ka akuzuar deputetët e maxhorancës për lejim të importit të mbetjeve, mes tyre dhe të rrezikshme, pasi vendi yne ka mungesë kapaciteti për kontrollin e tyre.
“Nismat tuaja i janë prezantuar vendit, duke nisur nga propozimet për përpunimin e mbetjeve të vendit me impiante djegëse, por duke sjellë mbetje edhe nga jashtë, si dhe për depozim lëndësh deri radioaktive në minierat e braktisura të vendit. Vende të varfëra si i yni, janë targete të mëfias që operon fuqishëm për të ndjerrë përfundime marramendëse nga depozimi dhe asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme. Për fat të keq, tranzitimi i mbetjeve përmes territorit tonë, mbart rreziqe për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe predispozicionit të lartë korruptiv që është kthyer në një problemet e shoqërisë shqiptare. Ndonjë ditë nuk është cudi të mësojmë se problemi i ndotjeve po zgjidhet me ndonjë nga klientët e pushtetit të lidhur, kur dihet se grupe te ndryshme e shohin Shqipërinë, si një oaz ku mund të fitohet në mënyrë marramendëse nga depozitimi i lëndëve të rrezikshme”, tha Ruka.
Ndërsa deputeti Arben Malaj iu drejtua deputetëve të mazhorancës duke u shprehur se me ligjin e propozuar prej tyre, cdo investitor shqiptar ka të drejtë, të ngrejë një fabrikë sa më të madhe dhe pas gjashtë muaj t’i vërtetojë qeverisë se nuk ka më kapacitet sepse dihet teorikisht kapaciteti maksimal imbetjeve në shqipëri.
“Ju do të nxisni investimet në këtë industri, e cila nuk do të ketë në thelb pastrimin e ambientit shqiptar, por biznesin me mbetjet”, tha Malaj.
Në fjalën e tij, deputeti tjetër socialist Taulant Balla u shpreh se projektligji është i porositur nga interesa mafioze nga vende të tjera që duan medoemos, që të ndërtojnë në Shqipëri impiante të përpunimit dhe të groposin plehrat e tyre.
“Sipas projektit Skorja, volumi i dytë i hartuar nga Agjencia Rajonale për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit, me qendër në Pulja, Shqipërisë i duhen shumë impiante jo vetëm për plehrat e veta, por edhe për plehrat e Europës. Në këtë raport thuhet që në planet e parashikuara, të konsultuara me qeverinë shqiptare, janë këto ndërmarrje të mëdha, për ndërtimin e vendpërpunimit të plehrave. Si vende përpunimi janë Vlora, Elbasani, Berati, Gjirokastra, me vlerë totale janë 120 milionë euro”, tha Balla.
Sipas tij, të dhënat e Wikileaks tregojnë ndër të tjera edhe se cfarë ka shkruar konsulli amerikan në Napoli. “‘Camorra dhe Ndrangheta, sytë për plehrat i kanë nga Shqipëria, sepse në Shqipëri po miratohet një pr/ligj për trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe se qeveria shqiptare po i hap dyert këtij projekti’. Konsulli i shkruan Departamentit të Shtetit që të merren masa, që të njoftohet qeveria shqiptare që të marrë masa për këtë rrezik që i kanoset nga dy grupet më të mëdha mafioze në Itali”, tha Balla.
Ligji per menaxhimin e mbetjeve ka nje kosto prej 132 milion euro, nje pjese e te cilave do te shkoje per ndertimin e landfilleve.
“Ky ligj parashikon importimin e mbetjeve vetëm për qëllime riciklimi dhe ndalon importimin e mbetjeve për qëllime të tjera, depozim, grumbullim të mbetjeve të rrezikshme”, tha Drejtori i Politikave ne Ministrine e Mjedisit, Pellumb Abeshi.
Deputet e opozites kane kundershtuar 50 % te neneve te ketij ligji dhe kane theksuar se lejimi i importit te mbetjeve ne vend po shtyhet nga biznese te medha qe merren sot me kete industri. Ligji per menaxhimin e mbetjeve eshte pjese e rekomandimeve te Bashkimit Europian.
Top Channel