LSI: Dënojmë dhunën! Të vendosur në kauzën tonë

19/12/2017 13:34

Klajda Gjosha nga LSI dënoi dhunën, sipas saj, të ushtruar nga policia gjatë protestës së të hënës nga opozita.

“Dënojmë me shumë forcë dhunën e ushtruar ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, si udhërrëfyesi kryesor të funksionimit të një shteti. Dënojmë marrjen peng të Reformës në Drejtësi asaj reforme te e cila besuan të gjithë qytetarët shqiptar. Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave, dënojmë dhunën e ushtruar ndaj deputetes Kejdi Mehmetaj si dhe tërheqjen me forcë që ju bë deputetes më të re në Kuvendin e Shqipërisë, Floida Kërpaçi, madje duke e gjakosur atë”, deklaroi Gjosha.

Deputetja e LSI-së thotë se opozita është e vendosur në kauzën e saj për drejtësi të pavarur.

“Për ndërtimin e një Shqipërie të lirë nga diktatura verbale, por edhe ajo e kartonave që përdoren me arrogancë në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të vazhdojmë misionin tonë nëpërmjet gjithë mjeteve demokratike dhe ligjore për tja kthyer Shqipërinë gjithë qytetarëve shqiptarë”, vijoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA