Kreu i grupit parlamentar të LSI deklaron se Shqipëria rrezikon të paguajë 2 miliardë eurpo për prishjen e disa kontratave.
Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se kjo është një “tërmet financiar”, për ekonominë e vendit, por kryeministri hesht.
“Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave. Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar. Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997. Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht”, shkruan Vasili.
Vri frikën, i thotë Vasili Ramës, pasi Shqipëria dhe shqiptarët me këto miliardë rrezikojnë të bëhen më të varfër.
Top Channel