Akuza për përdhunim, e mitura shtatëzënë fajëson fqinjin

16/10/2017 14:59

Në muajin e tetë të shtatëzanisë, një 15-vjeçare nga fshati Velçan i Pogradecit ka denoncuar në polici fqinjin e saj për dhunë seksuale.

Familja e vajzës thotë se e zbuloi vonë të vërtetën me ndihmën e infermieres, së cilës adoleshentja i kishte treguar se i ati i fëmijës është fqinji 55-vjeçar që e kishte përdhunuar marsin e kaluar.

“Erdhi, shtyu derën dhe unë u rrëzova. Ai mu hodh sipër dhe pastaj iku”, thotë 15-vjeçarja, e cila shton se nuk do ta mbajë fëmijën. Prindërit e së miturës kërkojnë drejtësi.

“Do ketë 3 muaj e gjysmë që ka ndodhur. E pamë tek mjeku, fëmija lëvizte në bark, ishte djalë. Ku të mbytemi ne?”, thotë e ëma e vajzës.

Fqinji 55-vjeçar gjatë deklarimit në polici i ka hedhur poshtë akuzat. E bija thotë se i kanë ndihmuar gjithnjë fqinjët. “Nuk mund ta ketë bërë kurrë im atë, sepse ai ka qenë një familjar shumë i rregullt. Ndoshta ka qenë ndonjë tjetër”, thotë Valbona, vajza e të akuzuarit.

Pas arrestimit të 55-vjeçarit dhe deponimeve të kundërta të palëve, çështja sipas burimeve nga prokuroria pritet të zbardhet me lindjen e fëmijës, i cili do t’i nënshtrohet analizave të ADN-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA