Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e një ure tip bejli, në fshatin Poroçan të Gramshit.
Kjo urë pritet të lidhë mbi 3 000 banorë të fshatrave Poroçan, Lleshaj, Gjerë dhe Holtas me qytetin e Gramshit dhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.
Ministrja Xhaçka u shpreh se gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes, do të ndërtohen shumë ura të tilla, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë shumë komuniteteve për të dalë nga izolimi.
Gjithashtu, ministrja Xhaçka nënvizoi faktin se siguria dhe ndihma ndaj komunitetit është kryefjala dhe ndër prioritetet kryesore të punës së Forcave të Armatosura.
Ura në fjalë do të jetë e gjatë 21 metra dhe do të ketë peshëmbajtje deri në 40 tonë.
Top Channel