Fadil Kasemi në gjykatë, prokuroria dërgon dosjen
02/09/2017 00:00
Fadil Kasemi që ekzekutoi brutalisht ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi pritet të dalë paraditen e së dielës para togave të zeza të krimeve të rënda.
Organi i akuzës ka dorëzuar kërkesën per caktimin e mases se sigurise “arrest me burg’ per kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtjes pa leje” dhe “rrembim personi”.
Pas krimit të rëndë 53 vjeçari me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një furgoni dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shoferit që ta largonte nga vendi i ngjarjes. Sipas materialit të prokurorisë Fadil Kasemi nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes.
Top Channel