Gruaja u gjet e pajetë në tualet, arrestohet bashkëshorti si i dyshuar

19/04/2016 13:05

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga si të dyshuar bashkëshortin e gruas që u gjet e pajetë në mobilerinë në pronësi të të shoqit.

Mesditën e të hënës në tualetin e dyqanit në Melgushë të Shkdorës u gjet e pajetë 45-vjeçarja S. Sula.

Pas ekzaminimit mjekoligjor në trupin e viktimës ishin gjetur shenja, çka tregonin se ajo ishte vrarë. Ditën e sotme policia ndaloi bashkëshortin e saj Sadetin Sula, 47 vjeç.

Hetimet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Sula dyshohet se ka vrarë duke mbytur me duar bashkëshorten e tij ndërsa nuk dihet ende motivi. Mbi 47-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA