Operacioni “Buon Giorno”, sekuestrohen 15 kg kanabis; 2 në pranga

13/11/2015 10:50

Në një operacion të koduar me emrin “Buon Giorno” janë sekuestruar 15 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu janë arrestuar dy shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Të arrestuarit janë Albert Mikeli, 25 vjeç dhe Ded Mikeli, 59.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Zef Gjikola, 27 vjeç dhe Algert Mikeli, 22.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kryenin tregëtimin e lëndës narkotike, e cila ishte e paketuar dhe e presuar në 3 pako, gati për shitje.

Gjithashtu u sekuestruan një automjet, 2 telefonë, peshore si dhe mjete të tjera në interes të hetimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA