Gjykata Korcës ka lënë në arrest me burg 44-vjecarin e akuzuar për përdhunimin e nuses së djalit, Gjergji Begolli.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura organi i akuzës ka paraqitur versionin e ngjarjes mbështetur në denoncimin e bërë nga vetë 17-vjecarja, e cila ka akuzuar vjehrrin e saj se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me forcë me të.
Edhe pse pretendimi nuk është pranuar nga i pandehuri, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë në fshatin Menkulas të rrethit të Devollit, ku nusja 17-vjecare denoncoi në polici abuzimin seksual nga ana e vjehrrit.
Po të njëjtën ditë, bashkëshortja e të akuzuarit i ka cilësuar këto si trillime të së resë dhe akuza të pavërteta.
Top Channel