Berat, xhamia e Roshnikut drejt rrënimit

31/10/2013 00:00

Xhamia e Roshnikut një monument kulture me vlera të rralla arkitekturore
po shkon drejt rrenimit per shkak te mungeses se fondeve.

Xhamia u ndertua gjate sundimit osman nga Qyprillinjte  e Beratit dhe ishte nga te paktat objekte kulti qe nuk u demtua gjate regjimit komunist. Por ne 2013 ky objekt po rrenohet dita dites pasi ka nevoje emergjente per nderhyrje. Dyert e dritaret mungojne dhe ka filluar shkaterrimi i pikturave murale. Nga Myftinia e Beratit mesojme se xhamia eshte monument kulture i kategoria e pare por qe çuditerisht figuron pa certifikaten e pronesise.

Myftiu i Beratit Murrat Dura pohon se xhamia e Roshnikut nuk eshte i vetmi objekt qe i jane zhdukur dokumentacionet, si kjo ka dhe shume objekte kulti ne te gjithe qarkun e Beratit.

Ne te gjithë qarkun e Beratit figurojne 107 xhami, ndersa ne qytet 12 xhami. Te gjitha ketyre objekteve u jane zhdukur dokumentat e pronesise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA