Amnistia, frike nga konkurrenca e pandershme

Shumica e shoqatave te biznesit e kane pershendetur me entuziazem deklaraten e qeverise per nje amnisti te pergjithshme fiskale qe mund te kryhet brenda ketij viti.

Por nje pjese e shoqatave te biznesit, vecanerisht shoqatat ku jane anetare edhe disa investitore te rendesishem vendes e te huaj, nuk e kane fort me qejf kete pune. Pervec arsyeve morale, ata biznesmene qe i kane paguar taksat rregullisht e qe ne Shqiperi jane te pakte, shqetesohen edhe per faktin se nje amnisti mund te kthehet ne ndeshkim per te ndershmit me pasoja konkrete ne aktivitetin e tyre tregtar.

Sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode, kompanite qe kane krijuar kapitale permes evazionit fiskal, do te mund t’i shpetojne ndeshkimit, duke paguar nje takse prej 10 perqindesh, ndersa individet do te mund t’i shpetojne ndeshkimit, duke paguar nje takse edhe me te ulet se kaq. Qeveria dhe shoqatat e biznesit qe e kane propozuar amnistine, kembengulin se behet fjale “vetem per legalizimin e kapitaleve te krijuara pa paguar taksat”, nderkohe qe parate e fituara ne aktivitete kriminale do te vijojne te trajtohen si te paligjshme e rrezikojne sekuestrimin.

Por nje pjese e bizneseve kerkojne shpjegime nga qeveria, se si do te arrije t’i dalloje parate e fituara jashte sistemit fiskal, nga ato te krijuara ne aktivitete te paligjshme, perfshire edhe korrupsionin e politikaneve. Biznesi i trembet faktit se kapitalet e krijuara ne menyre te paligjshme mund te fitojne amnisti dhe te perdoren per te ndertuar biznese konkurrente me ata qe i kane paguar taksat. Dhe duke qene se ne menyre te paligjshme mund te fitohen shume me teper para se ne menyre te ligjshme, te amnistuarit do te kene ne dispozicion me shume kapitale se sa te ndershmit.  

Zyrtarisht gjate vitit 2009, 70 per qind e Tatimit mbi Vleren e Shtuar ne Shqiperi u mblodh neper pikat doganore, nderkohe qe nga prodhimi i brendshem u mblodh vetem 30 per qind e totalit. Ne shumicen e rasteve, mallrat e importuara shiten ne tregun e brendshem me dyfishin apo trefishin e cmimit te importit. Per kete arsye, ekspertet e tatimeve besojne se jane me dhjetera milione euro shitjet qe nuk i nenshtrohen TVSH-se cdo vit ne ekonomine shqiptare.

Evazioni fiskal i detyrohet ne mase te madhe mbrojtjes politike, qe nje pjese e konsiderueshme e bizneseve e kane pasur dhe vijojne ta kene, pavaresisht ndryshimit te qeverise. Tatimoret jane te pafuqishem perballe kompanive private. Ne te pakten nje rast, diplomacia e nje vendi te huaj eshte angazhuar publikisht per te detyruar tatimoret shqiptare te terheqin faturen e gjobave ndaj nje investitori te huaj.

Ne disa raste, mundesia per te shitur me bilance te dyfishta shihet si avantazh krahasues per te konkurruar me mallrat e importit. Nje pjese e evazionit vjen edhe nga pamundesia reale per t’i mbledhur taksat. Prodhuesit e vegjel te veres e rakise p.sh., kryejne ne rang kombetar nje xhiro te konsiderueshme, por mbledhja e taksave per keto mallrave eshte shume e veshtire nga pikepamja administrative. Ne total, nje studim i OECD (Organizata per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim), i vitit 2004, vlereson se 30 per qind e aktivitetit ekonomik ne Shqiperi kryhet jashte sistemit fiskal. Ne te gjithe boten, nje pjese e ekonomise kryhet jashte sistemit fiskal, por vetem ne vendet e prapambetura, kjo eshte kaq e larte.  

Sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode, shqetesimi i biznesmeneve te ndershem per konkurrencen qe mund t’u vije nga te amnistuarit, nuk qendron per shkak se bizneset pa taksa ekzistojne aktualisht dhe i konkurrojne te ndershmit. “Shqetesimi eshte i drejte nga pikepamja morale, por jo per konkurrencen”, tha Bode.

Qe parate e pista investohen lirshem ne ekonomine shqiptare, kjo nuk eshte sekret per askend. Ne nje situate te tille, nuk eshte e nevojshme te besh amnisti, per shkak se ne ekonomine shqiptare edhe parate e pista mund te investohen lirshem.

“Parate qe kane  qarkulluar ne vend dhe qe jane me prejardhje te  padeklaruar jane konsumuar periodikisht dhe vazhdimisht ne investim, ne disa sektore te ekonomise vecanerisht ne ndertim, tregti dhe sherbime. Perndryshe eshte e pamundur qe te shpjegohet ai ritem aq i larte i rritjes se ekonomise dhe niveli i ulet i kredise”, thote deputeti Selami Xhepa, i cili eshte nje ekonomist me pervoje te madhe.

Amnistia fiskale ne ato vende qe eshte bere, konsiston ne faktin se nje pjese e kapitaleve kombetare te krijuara permes evazionit fiskal, mbahen “nen jastek” ose dergohen ne vende te huaja te konsideruara si “parajsa fiskale”. Ne rast se kthehen ne atdhe per t’u investuar, autoritetet tatimore pyesin per origjinen dhe i sekuestrojne. Per kete arsye, qeverite i amnistojne kundervajtjet administrative, me qellim qe te shtojne investimet ne ekonomi.

Top Channel