Top Channel/“Çoheshin natën, donin bukë”! Vrasja në azil, rrëfimi tronditës i infermieres: I lidhnin
Të ulur pranë njëri tjëtrit, kjo është foto e fundit së bashku e dy të moshuarve. Njëri prej tyre Zyhdi Shehi doli nga azili me pranga në duar, kurse tjetri Virxhil Vesho u nxorr I pajetë prej andej; fillimisht u dërgua në një agjensI funerale si një I moshuar që kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale e më pas e përcollën në morg si të vrarë nga shoku. Kur grupi I hetimit ka zbardhur skemën se cfarë ndodhi në shtëpinë e të moshuarve në rrugën Ali Visha, dhe kur autori po trajtohet në spitalin psikiatrik me urdhër të gjykatës, prokuroria ka administrua përpos kartelave të dy të mosharve njëri me sklerozë e tjetri me Parkinson dhe demencë edhe të dhëna mbi administratorët. Ajo cka ka kërkuar prokuroria orët e fundit është sekuestrimi I kartelave të të punësuarve, për të kuptuar nëse plotësojnë apo jo kushtet për të shërbyer si kujdestarë të moshuarish. Nga ana tjetër ka administruar edhe dëshminë e mjekut te punesuar ne azilin privat, që u informua nga dy infermieret nën hetim per ngjarjen. Nazmie Mulla dhe Glesantina Saraçin thonë se mbasi e panë të dëmtuar viktimën ato kishin kujtuar se ai ishte rrëzuar aksidentalisht. ‘Nuk e vlerësova që duhet ta kontrolloja trupin deklaron në dosje- mjeku I azilit- mbasi më treguan se I moshuari ishte rrëzuar ndaj dhe ju kërkova të njoftonin agjensinë funerale”
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed