Rikthehet reporteri i luftës/ Pas 30 vitesh kërkon personazhet që i takoi gjatë vizitës në Shqipëri

Kjo është një kishë e fotografuar gjatë periudhës së komunizmit nga fotografi francez Michel Setboun. AI ka kërkuar pas 30 vitesh të njëjtin personazh në foto, dhe është ky këtu, që mban në iPad të njëjtën foto. Po ashtu na sjell një ngjarje historike të rëndëishme, vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri. Ky portret i saj është gjithashtui një foto e bërë nga ai. Në pallat sporti që në origjinë është një kishë në Shkodër e shndërruar në komunizëm. Pas 30 vitesh në të njëjtin vend Michel Setboun fotografon një franceskan italian, i cili është në kërkim të eshtrave të francesknëve që janë vrarë në atë kohë. Detyra e këtij fotografi, është t’i rikthejë kombit tonë fotografitë dhe kujtimet e së shkuarës.