NATO do hyjë në Ukrainë? Londra: Nëse rusët kanë përdorur armë kimike, nisim trupat!

Nëse provohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, Britania dhe aleatët e saj perëndimorë mund të nisin trupa në këtë: paralajmërimi më i fortë deri tani për ndërhyrjen e perëndimit në nje konflikt të cilin është përpjekur shumë ta shmangë, vjen nga ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, i cili thotë se “se të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrat sesi do të reagojë perëndimi”.