“Pazar i pistë”/ Murrizi: S’e votojmë “Zgjedhoren”, ku do i gjejë mazhoranca 84 vota?

Teksa mbrëmë u firmos me konsensus drafti i Reformës Zgjedhore, kryetari i grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi deklaroi se ai dhe deputetët e opozitës në parlament nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, pasi nuk u jep asgjë shqiptarëve dhe nuk plotëson dy kushtet: listat e hapura dhe depolitizimin e administratës.