Zbardhen vrasjet në Elbasan, arrestohen 2 persona per vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj

Policia deklaron se ka zbardhur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj ne Elbasan, miq mes tyre.

Dy autorët e vrasjes së Regis Runaj janë arrestuar mëngjesin e sotëm gjatë operacionit të koduar “Shkumbini”, të policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n.

Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Në afërsi të varrezave, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj, një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.