Veseli pyetet në Hagë/ “Lufta e UÇK, përballje me spastrimin etnik që synonte Serbia
10/12/2019 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të martën se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik. Veseli i bëri këto komente për gazetarët në Hagë, ku të martën përfundoi intervistimin para Prokurorisë së Specializuar për krime të luftës në Kosovë. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë përballje me spastrimin etnik, të cilin e ka synuar Serbia që ta bëjë në Kosovë”, tha Veseli. Veseli, i cili ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, nuk tregoi se në çfarë cilësie është intervistuar nga prokurorët në Hagë, por tha se ashtu siç ka premtuar, edhe është paraqitur për intervistim para Prokurorisë. Dhomat e Specializuara, deri më tani, kanë ftuar mbi 100 persona për intervistim, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të UKÇ-së, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës. Në mesin e tyre: Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku, Shukri Buja dhe Ramush Haradinaj. Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011. Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.

Top Channel/ Akuza për keqpërdorime! Kuvendi i Kosovës, seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK
28/03 15:37
Top Channel/ Kosova në KiE, reagon Petkovic: Do konsiderohet gjest armiqësor ndaj Serbisë!
28/03 15:24
Top Channel/ Kurti nuk ndryshon qëndrim për dinarin: Ndihmat për serbët të vazhdojnë, por në euro!
28/03 12:56
Top Channel/ Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të PDK
28/03 12:47
Top News/ Anëtarësimi në KiE. Kurti përshëndet votimin: Përfitojnë të gjithë dhe serbët
28/03 12:05
Top Channel/ Takimi i ministrave, Kroacia e Kosova thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë
27/03 21:26
Top Channel/ Kosova,një hap pranë KiE! Miratohet raporti për t’u bërë anëtare e komisioinit Europian
27/03 19:18
Top Channel/ Kramon sulmon Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes
27/03 19:15
Top News/ Kalohet pengesa e parë drejt KiE / Rekomandohet anëtarësimi i Kosovës, vendimi në prill
27/03 18:37
Top News/ NATO është fati i Kosovës / Osmani: Serbia do të na kthejë në vitet 90
27/03 16:48
Top Channel/ Osmani “rrëzon” Escobarin: Asociacioni, jo kusht për anëtarësimin në KiE!
27/03 15:27
Top News/ Nga prilli gjoba më të larta/ Ndryshon ligji për rregullat e trafikut në Kosovë
27/03 15:25
Top News/ Osmani pret Kosovën në KiE / Asociacioni nuk është kusht, bëmë gjithçka mundeshim
27/03 14:19
Top News/ Shkrepet arma në Prishtinë/ Vritet shënjestra e atentatit dhe një kalimtare e rastit
27/03 14:18
Top Channel/ Vrasje në Prishtinë, shkon në tre numri i të plagosurve! Autorët janë ende në kërkim
27/03 12:34
Top News/ Atentat 30-vjeçarit në Prishtinë/ Viktima me precedent kriminal
27/03 12:26
Top Channel/ Kosova në Këshillin e Europës, sot në Paris raporti i Bakojanit!
27/03 12:21
Top Channel/ Kosovë, mbyllen 387 biznese! Arsyet, rënia e fuqisë blerëse e konkurrenca e pabarabartë
26/03 19:50
Top Channel/ Raporti për Kosovën në KiE! Shqyrtohet nesër, priten rezultate pozitive
26/03 19:19
Top Channel/ Asambleja Parlamentare e NATO-s votë pro Kosovës, e pranon si anëtare të asociuar
25/03 22:26