Toni Gogu ministër për marrëdhëniet për parlamentin i dha përgjigje pyetjes a nuk është e udhës që qeveria të emërojë një ministër të ri për infrastrukturën? Unë besoj që është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe të shqyrtojë me kujdes çdo ndërhyrje në kompetencat e saj nga pushtetet e tjera. Ajo që qeveria ka bërë në këtë moment është që mbi bazën e të drejtës kushtetuese që i jep Kushtetuta, ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim të këtij procesi gjyqësor kushtetues, qeveria do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë që është më e mira për shqiptarët, siç ka bërë gjithmonë. Ky koment i ministrit Toni Nogu vjen tre ditë përpara se gjykata kushtetuese të vendosë nëse do ta marrë në shqyrtim apo jo kërkesën e qeverisë.