Top News – Zaev për vaksinën: Greqia e gatshme të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zoran Zaev rrëfeu se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është shprehur i gatshëm që Greqia të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksinën kundër Covid-19, me qëllimin që të përshpejtohet procesi.

“Mitsotakis ishte gati që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ta marrin vaksinës përmes saj, si vend anëtare i BE-së, pasi fillimisht kjo vaksinë kalon më së pari tek anetarët e bllokut dhe pastaj te kandidatët për integrim. Nëse kjo mund të bëhet me 15 apo 20 ditë avançë, atëherë është mëse e mirëpritur”, tha Zaev, duke e cilësuar deklaratën e shefit të ekzekutivit grek si dëshmi të miqësisë së mirë.