Top News – Pasuesi i Gabriel Escobar/ Merr dritën jeshile nga Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden njoftoi synimin e tij për të emëruar ish-të dërguarin amerikan për Ballkanin, James C. O’Brien, si Ndihmës të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, për të zënë vendin e Gabriel Escobar.

Lajmi u bë me dije nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, ndërkohë që Propozimi pret konfirmimin nga Senati amerikan.