Një person që u arratis nga ambientet e komisariatit numër një në Tiranë ka shkaktuar një furtunë në radhët e Policisë. Hetimi administrative Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat ka përfunduar me procedimin penal të 7 efektivëve të policisë, pas arratisjes nga paraburgimi të shtetasit Riljon Lalaj. Nga të dhënat bëhet e ditur, se efektivët e policisë të dërguar nën hetim në gjendje të lirë dyshohet se kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve apo të ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin e Riljon Lalajt.