Top News – Pagat nxisin fuqinë blerëse. BSh: Por krijojnë rreziqe për inflacion të lartë
14/11/2025 10:18

Në dy vitet e fundit konsumi në Shqipëri është nxitur kryesisht nga rritja e pagave, udhëhequr nga reforma e rrogave në administratën publike dhe më pak nga rritja e tyre në sektorin privat. Por, Banka e Shqipërisë thekson anën tjetër të medaljes, rrezikun që rritja e vazhdueshme e pagave të nxisë rritjen e çmimeve në të ardhmen e afërt. Në raportin tremujor të politikës monetare, Banka evidenton treguesit pozitivë në tregun e punës, ku të dhënat tremujore tregojnë rritje me 3.4 për qind të punësimit në sektorin privat jobujqësor, uljen e papunësisë në 8.5 për qind dhe rritjen e pagës me 9.5 për qind. Këto zhvillime, thotë Banka, kanë mbështetur fuqinë blerëse të familjeve, por ato kanë rritur njëkohësisht kostot e prodhimit, duke vijuar të jenë një burim rreziku për rritjen e presioneve inflacioniste në të ardhmen. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e tretë, duke arritur një nivel mesatar prej 2.4 për qind, nga 2.3 për qind dhe 2 për qind, në dy tremujorët e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë thekson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.

Top News- Pastrimi parave, kush kontrollon kë?/Qeveria zgjeron kompetencat për ministritë e bashkitë
14/11 12:08
Top Channel/ Konferenca e Sigurimeve, Rama: Bashkëpunim ndërkombëtar përballë sfidave
14/11 12:06
Top News – Berisha nuk paraqitet në SPAK. Thirrja për t’u marrë në pyetje për ’21 Janarin’
14/11 11:51
Top News- RENEA zbarkon në Nikël/ Zbulohet arsenal armësh në hetimet për atentatin e Rinasit
14/11 10:54
Top Channel/ “Baza” e armëve në Nikël, u gjetën kallëpe tritoli, granata dore, automatikë e drogë
14/11 10:50
Top News – AirBnB rrit çmimet e qirave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në tregun e pronave
14/11 10:47
Top News- Kontrollet për vrasësit e Gilmando Danit/RENEA zbulon bazën e armatimit luftarakë në Nikël
14/11 10:30
Top News – Pagat nxisin fuqinë blerëse. BSh: Por krijojnë rreziqe për inflacion të lartë
14/11 10:18
Top News- ‘Pika e shumicës’ e kokainës/ Kapen kushërinjtë që furnizonin shpërndarësit në Tiranë
14/11 10:18
Top News- Vritet shqiptari në New York/ U sulmua gjatë tentativës për vjedhje në një ndërtesë
14/11 09:58
Top Channel/ “Policia, policia”, arrestohen dy kushërinjtë, furnizonin me kokainë dy lagje në Tiranë
14/11 09:32
Top News – Izraeli armatos Shqipërinë. Haaretz zbulon ujdinë, sisteme artilerie dhe dronë
14/11 09:32
Top Channel/ E rëndë, 25-vjeçarja shqiptare bëhet ‘kurban’, gjykata harron fëmijët e saj dhe…
13/11 22:35
Top Channel/ Pse u vra Dani në mes të aeroportit? Pamjet e rënda, kamera kap momentin kur…
13/11 22:33
Top News- Shqiptari u vjedh drogën, kërkohet rrëmbimi i tij, paguhen miliona euro por shpëton
13/11 21:50
Top News- E rëndë në Elbasan! Gruaja mbytet në lumin Shkumbin
13/11 21:48
Top Channel/ Lirohet “rebeli” i Pogradecit, grushtoi këshilltarin bashkiak për tokat e fshatit
13/11 20:44
Top News- Pjesë e grupit të pedofilëve në Kidflix/ Arrestohet 29-vjeçari, shpërndante video intime
13/11 20:00
Top Channel/ Më pak lekë dhe të kënaqur, buxheti i Presidencës 14 mln lekë më pak se në 2025
13/11 19:59
Top News – Samiti ndërqeveritar Shqipëri-Itali. Kryeministrat Rama e Meloni: Ditë historike!
13/11 19:58
BILETA Portokalli - Bileta