Top News – Osmani takohet me Vuçiç në Moldavi/ Scholz dhe Macron të pranishëm, Kurti jo!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar se të enjten, më 1 qershor, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçicin.
Kjo do të thotë se Kurti është përjahstuar tanimë nga bisedimet dhe është zëvendësuar nga Osmani.
Macron e bëri të ditur këtë lajm gjatë një fjalimi në konferencën GLOBSEC të mbajtur në Bratislavë.
Në këtë konferencë për Siguri Globalë po merr pjesë edhe Kurti, i cili u takua aty me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed