Në një ndërtesë që nuk e kap fort syri, pranë bazës ajrore Mildenhall të Mbretërisë së Bashkuar, prodhuesi i dronëve Ukrspecsystems po hap një linjë të re prodhimi, si kompanitë e tjera ukrainase të armëve që kërkojnë të sigurojnë zinxhirin e furnizimit dhe të rrisin kapacitetin. Prodhuesit ukrainas të dronëve kanë njoftuar në muajt e fundit një mori planesh për të hapur fabrika në Evropë, duke përfshirë Gjermaninë, Danimarkën dhe tani edhe Britaninë. Ukrspecsystems, e specializuar në prodhimin e dronëve zbulues, zgjodhi Mildenhallin në Suffolk, në Anglinë lindore, pranë një baze ushtarake britanike.