Bashkia e Tiranës, së bashku me shoqatat e Veteranëve dhe Dëshmorëve kanë përkujtuar Masakrën e 4 Shkurtit të vitit 1944. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, së bashku me deputetët Ervin Bushati dhe Spartak Braho, në prani edhe të një grupi veteranësh dhe familjarësh të dëshmorëve të rënë kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në nderim të të vrarëve.