Top News – Mediat-mesazh Turqisë/ Greqi, zgjerimi me 12 milje në det
28/12/2020 13:03

Me çështjen e kufirit detar me Shqipërinë, Greqia po i dërgon një mesazh direkt e “në të gjitha drejtimet Turqisë, e cila vijon me veprimet e saj provokuese edhe pas Samitit të Dhjetorit, duke zbatuar Dekretin Presidencial”. Kështu shkruajnë mediat greke rreth çështjes së detit. Sipas mediave greke, ky është një akt që e sjell vendin një hap më pranë përfundimit të procesit për zgjerimin e zonës bregdetare 12 milje detare në Jon. Duke cituar burime qeveritare, mediat raportojnë se “Greqia nuk ka frike që të zbatojë dhe ushtrojë të drejtat e saj, kur e gjykon të përshtatshme në shkallë vendi”. “Ky është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, një veprim i cili është, sipas Konventës, një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.” “Dekreti Presidencial thotë se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në pjesë të tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa mbi Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare,” citohet të ketë njoftuar Ministria e Jashtme e vendit. Ndërsa, duke iu referuar reagimeve në Shqipëri, ato cilësohen si intensive, përmendet reagimi i Partisë Demokratike si dhe reagimet e kryeministrit Rama.

Top Channel/ Greqia, solidaritet me Palestinën. Protesta masive në disa qytete
10/08 23:08
Top Channel/ Sherr në plazh për një vend parkimi. Një i plagosur në spital. Policia arreston autorin
10/08 23:06
Top Channel/ “Takimi Zelensky-Putin, jo produktiv”. JD Vance: Marrëveshja nuk kënaq asnjërën palë
10/08 23:05
Top Channel/ Trump takon Putin me Zelenskyn? Shtëpia e Bardhë jep detaje për samitin e Alaskës
10/08 23:04
Top Channel/ Turqi, rikthehen tërmetet. Magnituda 6.1 ballë. Në Sindirgi shemben 10 banesa
10/08 22:25
Top News- Konflikt i dhunshëm në Shëngjin, plagoset një person me sende të forta
10/08 21:56
Top Channel/ Tre të vrarë për fajdet në Kosovë. Autori, “i forti i Gjilanit”, në kërkim me djemtë
10/08 21:47
Top News- Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 persona
10/08 21:36
Top Channel/ Zjarri jashtë kontrollit në Poliçan, flakët i afrohen spitalit të qytetit
10/08 21:19
Top Channel/ Zjarri në Lukovë, avioni Canadair furnizohet pranë plazhit! Era përhap flakët
10/08 21:16
Top News- Stabilizohet situata në Finiq e Poliçan/Zjarrfikësit në terren,flakët kanë shkaktuar dëme
10/08 21:04
Top Channel/ Vrasësi jepte para me fajde. Mefail Shkodra doli nga burgu në tetor
10/08 20:22
Top Channel/ Inteligjenca artificiale në shkolla. Ekspertët: Duhen mësues të përgatitur
10/08 20:14
Top Channel/ “Meta, arrestim jo dinjitoz”. Avokati i Popullit: Gjatë ndalimit, iu shkelën të drejtat
10/08 20:12
Top Channel/ Trafik i rënduar në Laç-Lezhë. Qytetarët presin me orë të tëra për të shkuar në plazh
10/08 20:11
Top Channel/ Tre të vrarë në Gjilan. Policia identifikon autorët. Babai dhe dy djemtë në arrati
10/08 20:10
Top Channel/ Anglia, deportim gjithë të dënuarve, ka mbipopullim dhe kosto të larta
10/08 20:10
Top Channel/ 48 orë në luftë me flakët, normalizohen zjarret në Finiq dhe zonat përreth
10/08 19:01
Top Channel/ Zjarr në kodrat e Uzinës së Armëve në Poliçan, zjarrfikëset dhe Ushtria në terren
10/08 18:44
Top News- 14 vatra zjarri aktive në rang vendi/ Situata në kontroll, nuk ka rrezik për banesat
10/08 18:37