Një vatër me murtajën afrikane është identifikuar në Malin e Rencit në Lezhë. Sëmundja është shfaqur tek derrat dhe sipas informacioneve deri më tani ka të paktën 10 krerë të ngordhur, prej të cilëve pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone.