Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese.