Top News – Deklarata e Gjuriç/ Nuk ka dialog pa asosacionin
01/10/2020 20:45

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se "është e pamundur të paramendohet ndonjë përparim thelbësor në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe me të gjitha kompetencat e dakorduara". Ai tha se formimi i Asociacionit është "një detyrim i Prishtinës".Gjuriq akuzoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, se "po tallet me Bashkimin Evropian dhe Beogradin, duke deklaruar se tema e Asociacionit të Komunave Serbe është e mbyllur për të"."Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës është unik për faktin se njëra palë nuk ka nevojë as ta arsyetojë vetveten për moszbatimin e marrëveshjes, dhe për këtë nuk vuan nga ndonjë sanksionim nga ndërmjetësuesit në dialog", tha Gjuriq. Kryeministri Hoti, tha më 24 shtator se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutojë për Asociacionin, sepse ajo marrëveshje është përfunduar më 2013. Takimi në nivel të ekspertëve nga Serbia dhe Kosova, i cili ishte parashikuar të mbahej më 28 shtator në Bruksel, është anuluar. Para se të njoftonte se takimi po anulohej "për shkak të kujdesit të shtuar në lidhje me COVID-19", i dërguari i Posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, njoftoi se çështja e Asociacionit nuk do të ishte në rendin e ditës, sepse “njëra palë nuk ishte ende gati për diskutim”. Asosacioni është bërë kështu pengesë në dialogun mes serbisë dhe kosovës, me palën serbe që këmbëngul se vazhdimi i tij varet nga gadishmëria e prishtinës për të filluar zbatimin e tij.

Top Channel/ Kryeministri spanjoll pezullon veten në detyrat publike,shkak hetimi ndaj bashkëshortes
24/04 22:06
Top News/ Macron vesh fanellën e futbollit, presidenti francez tregon aftësitë në sport
24/04 22:03
Top Channel/ Nuk ndalet Biden, 95 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin
24/04 21:27
Top Channel/ Athina si planeti Mars, Helsinki pushtohet nga dëbora! Moti i pazakontë pushton Evropën
24/04 21:23
Top Channel/ Sulm horror në një shkollën në Uells! Nxënësja qëllon me thikë mësuesen dhe dy të tjerë
24/04 21:22
Top Channel/ Mori ryshfet 1 milion rubla! Arrestohet zëvendësministri rus, rrezikon 15 vjet burg
24/04 19:26
Top Channel/ E zhgënjyer nga pagesat në filma, ish-pornostarja i futet botës së Instagramit
24/04 18:54
Top Channel/ Konti britanik i kërkoi ish-prostitutës divorcin, ajo pagoi 100 mijë £ për ta vrarë
24/04 18:09
Top Channel/ Tronditja e 10-vjeçarit, zgjohet dhe gjen trupat e pajetë të nënës dhe vëllezërve
24/04 17:55
Top Channel/Dronët ukrainas godasin objektet karburantit, shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës
24/04 17:54
Top Channel/ Gjermania akuzon 6 të huaj për planifikim të sulmeve terroriste, ishin pjesë e ISIS-K
24/04 17:23
Top Channel/ BE kërkon hetim të pavarur për varrezat masive të gjetura në Gaza
24/04 16:30
Top Channel/ Frikë nga ‘Ruanda’, ‘ZHDUKEN shqiptarët nga kontrollet e “lirisë me kusht” në Angli
24/04 16:21
Top Channel/ Ndalohet TikTok në SHBA? Kushti i Senatit Amerikan
24/04 16:19
Top News/ Kuajt në arrati, ‘terrorizojnë’ Londrën / Panik në qendër të qytetit në orën e pikut
24/04 15:17
Top Channel/ SHBA, senati Ok ligjit për TikTok-un: Ose na e shisni ne brenda vitit, ose ndalohet!
24/04 15:10
Top News/ Depozitat e naftës në flakë, ‘skuqet’ qielli / Dronët ukrainas terrorizojnë Rusinë
24/04 14:59
Top News/ Varre masive në spitalet e Gazës / OKB ‘e tmerruar’, afro 300 trupa në një gropë
24/04 14:53
Top Channel/ PE jep dritën jeshile: Miratohet paketa 6 mld dollarë për Ballkanin Perëndimor!
24/04 14:28
Top Channel/ Serbia “s`ka nga lëviz më”, tani është zyrtare: “Ohri”, pjesë e procesit të dialogut!
24/04 14:27