Top News – Transparency International/ Shqipëria, pa përparim në luftën kundër korrupsionit
28/01/2021 11:57

Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe Kosovë, që pengon përparimin demokratik dhe frenon aspiratat e qytetarëve për një jetë më të mirë, thotë organizata Transparency International që në raportin më të fundit të saj, i jep të dyja vendeve 36 pikë, në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë tregojnë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsionin më të lartë. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka një pikë më shumë, ndërsa Kosova nuk ka ndryshuar numër pikësh, por të dyja vendet janë në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe pa përparim në luftën kundër tij. Shqipëria është dy vende më lart sesa vitin e kaluar, ndërsa Kosova tri vende më poshtë. Më konkretisht për shqipërinë, Transparency International thotë se janë vënë re shqetësime në lidhje me transparencën edhe në prokurimin publik të lidhur me covidin. Por shqetësimet shtrihen përtej zbatimit të rregullave anti-korrupsion. Kanë të bëjnë edhe me trajtimin e shoqërisë civile dhe trajtimin e mediave të pavarura dhe gazetarëve investigative. Jemi dëshmitarë që pretendimet e tyre shpesh hidhen poshtë dhe se ata trajtohen si një lloj opozite në vend që të shihen si një faktori korrigjues në shoqëri, thotë Transparency. Duke iu referuar paketës anti-shpifje, Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, thotë se është një çështje shumë e ndjeshme dhe se këto veprime kanë ndikim tek lufta kundër korrupsionit. “Ato jo vetëm që shkelin lirinë e shprehjes së qytetarëve, por gjithashtu frenojnë, ose më saktë kanë një efekt frikësues dhe paralizues tek njerëzi që ndoshta mund të vendosnin të raportonin raste korrupsioni ose të paraqisnin prova për akuzat për korrupsion”, thotë zyrtarja e Transparency International. Ndërsa në kosovë, dallimi qëndron tek vecantia e zhvillimeve politike atje. “Situata në Kosovë është vërtet e mbingarkuar me çështje që janë thellësisht politike dhe kjo ka çuar mendoj në ngecje të përpjekjeve anti-korrupsion”, thotë Prokic. Bosnje-Hercegovina ka pësuar një rënie prej shtatë pikësh që prej vitit 2012 dhe kështu përbën rast shqetësues në rajon. Edhe Serbia ka pësuar një rënie prej katër pikësh.

Top News/ Berisha: Shqipëria, duhet të mbetet yll polar i të gjitha reformave dhe politikës tone
19/04 20:40
Top News/ Berisha: Droga e ktheu Euron në narkoeuro, rotacioni politik i bllokuar
19/04 20:40
Top News/ “Korrëm fitore”, Berisha flet për aksionin opozitar: Ndodhemi në betejë të re
19/04 20:40
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 19 Prill 2024
19/04 20:30
Top News/ Përmbytjet në Dubai, kaos në aeroport dhe në autostrada edhe pse reshjet pushuan
19/04 20:26
Top News/ Ankesat për tenderat. Më shumë se gjysma për vlerësimin e ofertave
19/04 19:40
Top News/ Projektligji i ri i Qeverisë. Lehtëson procedurat për abortin, parashikon surrogacinë
19/04 19:15
Top Channel/ 3-vjeçari ende i zhdukur! Lihet në burg gjyshi i të miturit dhe i afërmi i tij
19/04 19:13
Top Channel/ Protesta e opozitës para bashkisë Tiranë, ndërkombëtarët dënojnë dhunën
19/04 19:12
Top News/ Komisioni parlamentar i dezinformimit / Nikolla letër opozitës: Dërgoni emrat për anëtarët
19/04 17:55
Top News/ Shqipëria po prodhon pak. Në mars, tregu u mbyt nga fruta-perimet e importuara
19/04 17:54
Top News/ Pas shpërthimit ndaj SPAK / Meta takon ambasadoren e OSBE në Tiranë
19/04 17:50
Top Channel/ 59 vjeç por një sek*bombë! Monika Bellucci habit me pozat e fundit: Dua të plakem në…
19/04 17:44
Top News/ Projekti i TEC-it në Roskovec/ Opozita kundër: Do të ndërtohet në tokë bujqësore
19/04 17:31
Top News/ Protesta e tretë e opozitës / Molotov e tensione para Bashkisë së Tiranës
19/04 17:31
Top News/ Vuçiç ngre avionët luftarakë / Serbi, mbahet stërvitja më e madhe ushtarake
19/04 17:21
Top News/ Gjyshi kyç gojën edhe në gjykatë/ Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, ende mister
19/04 17:11
Top News/ ‘Plumbi i artë’ përplas SPAK me gjykatën/ Prokuroria kërkon përjashtimin e gjyqtares
19/04 17:11
Top Channel/ E rrallë! Peshkatari kap peshkun Koran 13 kg në liqenin e Pogradecit
19/04 16:35
Top Channel/ “Vijnë e dredhin by*ët”, arrestimi i këngëtarëve në Zvicër, deklarata e fortë e koleges
19/04 16:34