Top Channel/ Zjarret s’po i ndal askush, flakët nga Karaburuni po ecin me shpejtësi drejt Llogorasë
Gjithë natën vijuan zjarret në Karaburun dhe sot në mëngjes në ditën e tetë, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat.
Banorët e kanë të pamundur të mbrohen të vetëm nga flakët. Ata kanë qëndruar gjitha natën në roje. Ndërkohë që era e fortë po e shtyn zjarrin më në jug drejt pyjeve me pisha në Llogora.
Nëse zjarri mbërrin atje, dëmi do të jetë i jashtëzakonshëm por edhe rruga nacionale bëhet e pakalueshme. Në ditën e tetë të katastrofës natyrore në Karaburun, ushtria ka ndihmuar me 500 forca emergjencat. Ushtarët janë të pajisur vetëm me nga një lopatë, por ndërhyrja e tyre është e rrezikshme sepse flakët ecin më shpejt se njerëzit.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed