Top Channel/ Zbulohet kafka e njeriut-dragua, ekspertët: Mund të ndryshojë kuptimin e evolucionit!

Kafka e ruajtur në mënyrë të përkryer për më shumë se 140 mijë vjet dhe e zbuluar së fundi në Kinën verilindore, përfaqëson një specie të re të njerëzve antikë më të lidhur me ne sesa ishin edhe Neandertalët – dhe mund të ndryshojë thelbësisht kuptimin tonë të evolucionit njerëzor, thonë shkencëtarët. Sipas Al Jazeerës, kafka i përkiste një mashkulli te rritur, me sy të thellë, dhe një tru në përmasa të ngjashme atë të njerëzve sot. Ndonëse fytyra e tij ishte e gjerë, ai kishte mollëza të sheshta dhe të ulët e keto e benin te ngjasonte me shume me njerëzit modernë sesa me anëtarët e tjerë të zhdukur të trungut të familjes njerëzore. Ekspertët që e zbuluan e kanë quajtur Homo longi ose “Njeriu Dragua”, një referim ky ndaj rajonit ku u gjetën fosilet. Zbulimi sipas tyre, rishkruan praktikisht historinë tonë të evolucionit. Mendohet se njeriu-dragua jetonte në një mjedis të pyllëzuar ujor si pjesë e një komuniteti të vogël. Shtati i tij i zhvilluar tregon se mund të jetë përshtatur mirë me mjediset e ashpra dhe do të kishte qenë në gjendje të shpërndahej në të gjithë Azinë.