Top Channel/ Vrasjet mafioze me snajper! Arma e përdorur në disa nga vrasjet e pazbuluara
Ekzekutimi i Gëzim Sinomatajt në Vlorë është tipik mafioz.
Për eleminimin e tij është përdorur një armë zjarri snajper, duke sjellë vdekjen e objektivit që ndodhej në ballkon në vetëm një plumb. Vrasja e të riut ishte e mirëmenduar deri në detaje, ku deri më tani hetuesit nuk kanë gjetur asnjë gjurmë nga autorët dhe arma e përdorur prej tyre
Sipas ekspertëve, snajperi është një armë profesionale që nuk mund të përdoret nga kushdo, pasi kërkon aftësi të mira qitjeje. Përveç eksperiencës snajperi kërkon dhe aftësi të mira trajnuese, ku personi që e përdor duhet të dominojë armën, por edhe të studiojë pozicionin nga ku do të qëllojë objektivin.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed