Top Channel/ Vrasja në azil/ Sekuestrohen celularët, po hetohet se kush urdhëroi fshehjen e ngjarjes
Prokuroria ka sekuestruar telefonat e dy infermiereve të arrestuara për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbi krimin e kryer në azil ku Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje shokun e dhomës Virxhil Vesho. Kryeinfermierja Nazime Mulla dhe vartësja Glesantina Saraçi që shfaqen në kamera duke u përpjekur të fshehin vrasjen nuk kanë treguar ende nëse ato u urdhëruan për ta kryer këtë veprim duke telefonuar agjensinë funerale, apo është një sipërmarrje e tyre. Ndërkohë pavarësisht dëshmive të stafit të azilit privat që kanë treguar se edhe autori Zyhdi Shehi edhe viktima Virxhil Vesho trajtoheshin nga skleroza, prokuroria ka urdhëruar policinë të sekuestrojë kartelat e tyre shëndetësore. Një burim pranë prokurorisë së kryeqytetit pranoi se ende nuk janë referuar kartelat e tyre mjekësore për ta konsideruar të provuar sulmin në mesnatë nga historian I cili qëlloi në gjumë me një bastun shokun e tij të dhomës.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed