Top Channel/ Rreshje të dendura në Vlad të Tropojës, rrugët ‘kthehet’ në lumenj
Fshati Vlad në Tropojë duket të jetë i gjithë në pushtetin e ujit si pasojë e reshjeve të dendura të orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, edhe rruga nacionale i ngjason tashmë një lumi me prurje të mëdha, që merr përpara gjithcka gjen.
Banorët e zonës kanë deklaruar se shiu ka shembur ura dhe ka prishur rrugët.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed