Top Channel/ Reshjet krijojnë emergjencë në Vlorë, dy banesa dhe një subjekt në rrezik
Në afërsi të fshatit Xhyherinë në Vlorë, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar çarjen e kanalit të ujërave të larta, duke rrezikuar përmbytjen e dy banesave dhe një subjekti pularie.
Në vendin e ngjarjes erdhën edhe shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses, ndërsa emergjencat civile kanë dërguar një mjet fadromë për të frenuar përhapjen e ujit.
Autoritetet njoftojnë se për të shmangur përmbytjen, është i domosdoshëm përdorimi i një mjeti skrep për pastrimin e inerteve që kanë bllokuar kanalin.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed