Top Channel/ Raporti për Urën e Ibrit/ Vazhdojnë punimet për hapjen, KFOR: Duhet vendim me dialog
Edhe këtë të hënë punimet kanë vazhduar në Urën e Ibrit. Gjatë ditës janë parë punëtorët e kompanisë së kontraktuar tek ngjyrosnin muret e urës që lidhë jugun dhe veriun e Mitrovicës.
Tash e një javë kanë nisur testimet për të parë qëndrueshmërinë e kësaj ure, ndërkohë që zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të dikur se kompania e kontraktuar për testim do ta dorëzojë të martën raportin për stabilitetin e urës te ministria e që pastaj do të publikohet.
Varësisht prej të gjeturave të këtij raporti do të vendoset nëse do të lejohet për qarkullim të veturave kjo është që është e mbyllur që nga paslufta.
Qeveria e Kosovës dëshiron hapjen e urës së Ibrit, megjithatë bashkësia ndërkombëtare nuk e konsideron si të hap të duhur një gjë të tillë, pasi konsiderohet se hapja e urës duhet të dakordohet në Bruksel në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë së hënës edhe nga Misioni i NATO-s në Kosovës kanë ripërsëritur një gjë të tillë.
“Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilin ne e mbështesim plotësisht”, kanë thënë nga KFOR-i.
Ndërkaq, nga Beogradi, presidenti serb, Aleksandar Vuciç pretendon se Ura e Ibrit do të hapet “dhunshëm” me 14 ose 15 gusht.
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed