“Për rastin konkret nga prokurorët e kallëzuar nuk rezulton të jenë ngritur akuza të pabazuara, të jenë fshehur prova apo të jenë shmangur nga përgjegjësia penale persona të tjerë”. Kjo frazë nuk është thënë nga një gjykatë, por nga SPAK, i cili në tejkalim të kompetencave po merr edhe pushtetin e gjyqtarëve. Nëse kanë hetuar apo jo Arben Ahmetajn dy prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuci dhe nëse i kanë ngritur apo jo akuzat siç duhet këtë nuk duhet ta deklaronte SPAK, por gjykata e cila sipas ligjeve të reformës në drejtësi ka kompetencat për të vlerësuar fashikujt dhe për të konsideruar provat.