Top Channel/ Një piano e re në TKOB, restaurohen dhe dy pianot e vjetra

Një piano e re do të jetë pjesë e instrumentave të TKOB.

Një Steinway e re po pret koncertet e radhës në skenë. Dy pianot aktuale i përkasin fundit të viteve ’80.

Pianistja Elda Laro testoi dhe përzgjodhi pianon në Hamburg. Prezantimi u shoqërua edhe nga një performancë e shkurtër nga Margarita Kristidhi.