Top Channel/ Nisma “Konkurs 2022″/ Rama merr pjesë në ndarjen e çmimeve fituese
26/01/2022 19:52

“Konkurs 2022”, iniciativë e Kryeministrit Edi Rama në fundvitin që lamë pas, u finalizua sot me ndarjen e çmimeve në hollin e Qendrës për Hapje dhe Dialog, në Kryeministri. Përmes kësaj nisme, Kryeministri Rama ftoi të gjithë qytetarët të adresonin fotot, video kërkesat dhe urimet e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, Shqipëriaqëduam.al. Në përgjigje të ftesës, mbi 700 pjesëmarrës shprehën përmes imazhit, tekstit dhe videos një mesazh që buronte nga zemra. Në kategorinë e fotografisë morën pjesë 455 pjesëmarrës, imazhet e të cilëve u frymëzuan nga peizazhe, portrete apo simbolika të ndryshme. Fotografitë fituese u ekspozuan në hollin protokollar të Kryeministrisë, duke i dhënë mundësi publikut të njihet me to në ditët në vijim. Në kategorinë e video kërkesave morën pjesë 159 pjesëmarrës, të cilët ideuan videon e tyre me një kërkesë specifike lidhur me shkollën apo komunitetin ku jetojnë. Ndërsa në kategorinë e urimeve morën pjesë 97 pjesëmarrës, të cilët shprehën përmes një mesazhi të shkruar urimet e tyre për vitin e ri 2022. Përtej garës për fotografinë më impresionuese, urimin më të veçantë apo video kërkesës më frymëzuese, mesazhi që ky konkurs përçoi ishte dëshira për të nisur të gjithë së bashku një vit të ri më të bukur, më të mbarë dhe më të begatë. Në shpërndarjen e çmimeve dhe të shpërblimeve simbolike, Kryeministri falenderoi qytetarët që u bënë pjesë e tij, me shpresën dhe urimin që ky konkurs të kthehet në një traditë, me pjesëmarrje gjithnjë e më të gjerë.

Top News – ‘Promocion fantastik për Shqipërinë’/Reagimet pas eurombrëmjes së Conference League
26/05 16:49
Top Channel/ U arrestuan 68 tifozë. Italianë, holandezë dhe kroatë të përfshirë në akte dhune
26/05 16:39
Top News- Balla i përgjigjet Alibeajt: Fshihet pas një letre, po diskutojmë me grupet e tjera
26/05 16:34
Top News-Presidenti, PD e Alibeajt merr vendim!/Kryesia re pas zgjedhjeve në PD, takimet e Berishës
26/05 16:32
Top Channel/ Kimikatet ndotin Drinin!
26/05 15:35
Top Channel/ Spitali i ri infektiv, kryeministri inspekton ecurinë e rehabilitimit të plotë
26/05 15:28
Top Channel/ Riaktivizohet koncesioni! Balluku: Ka vendim gjykate për rrugën Thumanë-Kashar
26/05 15:25
Top Channel/ Shqipëria pro zgjerimit të NATO-s!
26/05 15:18
Top Channel/ Tirana pas ndeshjes/ Pastrohet kryeqyteti pas largimit të tifozëve
26/05 15:14
Top News-Suedia dhe Finlanda në NATO/Nisin hapat e para, Shqipëria miraton protokollet e aderimit
26/05 14:50
Top News – Përballja për kufirin detar në Hagë/Asi nën mëngë i Greqisë, a është gati Shqipëria
26/05 14:42
Top News – Baza detare me sytë nga NATO / Historia e Pashalimanit, nga sovjetikët deri te turqit
26/05 14:41
Top News-Ulet mesatarja në disa degë të Bachelorit/Kushi: Kriteret për mësuesinë nuk ndryshojnë
26/05 14:28
Top News-Lihen në burg dy policët/Njëri vrau kolegun, tjetri plagosi qytetarin
26/05 13:41
Top News-Polici që vrau kolegun në Komisariat/Lihet në arrest me burg, çfarë tha në gjykatë
26/05 12:45
Top News-Berisha, para mbledhjes së grupit/Pse nuk më uruan ambasadorët për zgjedhjen si kryetar
26/05 12:43
Top Channel/ Tirana pas ndeshjes, pastrohet kryeqyteti pas largimit të tifozëve
26/05 12:33
Top Channel/ Flutura e rrallë “sy palloi”, specie e rrezikuar në Divjakë
26/05 12:30
Top Channel/ Elbasan, 600 dosje për gjyqtar! Gjykata ka vetëm 5 gjyqtarë me kohë të plotë
26/05 12:14
Top News-Kapet grupi që dhunonte refugjatët/Policia i arreston pas një ndjekje 2 orëshe me shpejtësi
26/05 11:49