Pala ukrainase dhe ajo ruse do të mbajnë të premten një raund tjetër negociatash por kësaj radhe nëpërmjet një lidhjeje video. Ukraina vazhdon të insistojë në marrëveshjen e armëpushimit si dhe kërkon garanci sigurie, ndërsa ka pranuar të bierë dakord për statusin e të qenit vend neutral si dhe të mos i bashkohet NATO. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nga India tha se nuk ka ende një marrëveshje të dakorduar me Ukrainën, por këmbënguli se bisedimet mes palëve duhet të vazhdojnë.