Top Channel/ Kryeministri Rama viziton banorët e përmbytur në Fier

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Ferras të Fierit këtë të hënë, pasi lumi Vjosa doli nga shtrati dhe shkaktoi përmbytje.

Niveli i lumit Vjosa ka rënë këtë mëngjes, por dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë ende nën ujë.