Top Channel/ Gurorja dëmtoi banesat në Dimal, shpërthimet dëmtuan dhjetëra banesa në Pashalli

Fundjava ishte tronditëse për banorët e fshatit Pashalli në Dimal. Shpërthimi i fuqishëm të cilit i referohen ka ardhur nga gurorja përballë fshatit, që ka përdorur lëndë plasëse për nxjerrjen e gurëve. Ndonëse për ngjarjen është arrestuar administratori, për banorët e fshatit kaq nuk mjafton për të larguar frikën e tyre.