Top Channel/ “Delta” na rrezikon lirinë! Bino: Rikthehen masat, nëse shfaqet varianti indian

Alerti ndaj mutacionit “Delta”, pritet të na kthejë edhe në masa shtrënguese.

Tanimë, kur të gjithë janë çliruar ndaj masave anti Covid dhe janë duke shijuar të shfrenuar atë çfarë ofron vera me plazhin dhe jetën e lokaleve, ku askush nuk ruan distancë apo maskë në ambiente të mbyllura, Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke diskutuar në lidhje me alertin e Deltës, por dhe si do të vijohet me masat, pasi ky mutacion infekton mbi 40 % më shumë se varianti britanik.

E ndërsa autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar, madje edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron një situatë kritike, shkaktuar nga “Delta”, në Shqipëri ka rënie të numrit të personave për t’u vaksinuar.